Vuçiç sulmon Izetbegoviçin për njohjen e Kosovës: Do të sjellë pasoja në rajon

Ka sjellë reagime të nxehta deklarata e udhëheqësit të muslimanëve të Bosnjës se Sarajeva do të njohë shtetin e Kosovës.

I pari në rradhë ka qenë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e ka cilësuar deklaratën si të “papërgjegjshme”.

“Ajo intervistë ka komplikuar shumë gjërat në rajon. Nëse unë do ta thoja që duhet të njohim pavarësinë e Republika Srbska-s, do më dërgonin urgjent në Gjykatën e Hagës”, tha Vuçiç për gazetarët.

Duke iu referuar intervistës së Izetbegoviçit, Vuçiç tha se ajo është komplekse por nuk duhet marrë seriozisht ngaqë sipas tij nuk tregon përgjegjësi politikani.

“Duket të jemi të kujdesshëm dhe të mos i përgjigjemi provokimeve, pasi ndryshe nuk do të kemi përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar”, tha Presidenti serb.

Ndërkaq, edhe ish-ambasadori amerikan në Bosnjë-Hercegovinë, William Montgomery, e konsideroi si provokacion deklaratën e Izetbegoviçit, pasi sipas tij vendimet duhet të merren me konsensus nga të tre komunitetet.

Në fakt, ky dënim që i bëhet udhëheqësit të mazhorancës në Bosnjë tregon standard të dyfishtë, pasi presidenti i RS, Milorad Dodik, një herë në javë thotë se do të shpallë pavarësinë apo do të bashkohet me Serbinë.

Nuk ka thënë ndonjëherë Vuçiç një gjë të tillë për Dodikun apo edhe krerë të tjerë, madje edhe kur u gjet kopja e vjedhur e Marrëveshjes së Daytonit në shtëpinë e një serbi…/tesheshi.com/