Vuçiç nxehet me intervistën e Ramushit në tv serb dhe synon të përçajë BE me SHBA-në

Një intervistë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në televizionin serb Happy TV, ka shkaktuar polemika të mëdha në Beograd.

Vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë para mediave dhe ka reaguar personalisht.

Dy kanë qenë pikat që duket se kanë goditur fort Beogradin. E para deklarata që Haradinaj tha se nuk dinte se kë ka vrarë në luftë, por edhe tjetra që Prishtina ndiqte pikë për pikë politikën e SHBA-së.

“A kam vrarë unë në luftë? Edhe mundet. Di që kur njëri shkon për të luftuar i merr parasysh të gjitha. Kam humbur dy vëllezër. Ç’do kush që shkon në luftë i merr parasysh të gjitha. Ai që shkon për të mos luftuar natyrisht që as nuk i llogarit pasojat”, ka thënë Haradinaj.

Siç bën të ditur B92, Vuçiç e ka marrë shumë zët këtë intervistë.

“Ore jeni në terezi? A ka ndonjë media të Kosovës që më interviston mua? Asnjë! Dhe e bëjnë këtë sepse kanë frikë nga ajo që po them, kurse ju lejoni Ramushin të dërdëllisë”, ka deklaruar Vuçiç, i cili ka shtuar se deklarata e Haradinajt se Kosova nuk ka politikë të jashtme porse zbaton politikën e SHBA, është flagrante.

“Çfarë shteti është ai që nuk ka një politikë të sajën? Këtë duhet ta kuptojë Gjermania, Franca apo edhe Italia që janë vende thelbësore të BE që përkrahin Kosovën. Prishtina s’ua var fare”, ka thënë Vuçiç. /tesheshi.com/

Related posts