Vuçiç në prezantimin e forcës ushtarake serbe: na duhet paqe me shqiptarët

Presidenti serb Vuçiç ka zgjedhur një stërvitje ushtarake për të përcjellë mesazhe paqeje, karshi shqiptarëve dhe boshnjakëve, me të cilët vendi i tij ka shkruar faqe turpi fundinn e shekullit të kaluar. Kreu u shtetit serb, duke folur në aeroportin në Batajnica ku u prezantua stërvitja ushtarake “Sloboda 2017” me rastin e 73-vjetorit të çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore, tha se teknika e re, artileria dhe avionët e ushtrisë serbe nuk paraqesin kurrfarë kërcënimi për askënd, por se janë dëshmi se Serbia vlerëson jetën e qytetarëve të saj dhe do të jetë në gjendje që t’i mbrojë ata. Për më tepër, ai tha se është koha për një marrëveshje me shqiptarët, dhe fqinjësi të mirë me boshnjakët e kroatët..

“Serbia dëshiron të krijojë shtet të fortë dhe stabil i cili me të gjithë do të jetë partner i fuqishëm, si dhe do të synojë marrëveshje historike me shqiptarët, jetë fqinjësore me boshnjakët, marrëdhënie të mira me kroatët dhe lidhje më të forta me malazezët”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/