Vuçiç: ende i pavendosur të pranojë ftesën e Ramës për ndeshjen në Elbasan

Kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç ende nuk e ka ndarë mendjen nëse duhet të pranojë ftesën e homologut shqiptar Edi Rama për ta parë së bashku ndeshjen e futbollit mes kombëtareve të të dyja vendeve. Sipas medias në Beograd, Vuçiç pritet të vendosë shpejt, për t’I kthyer edhe një përgjigje Ramës, i cili është shprehur disa herë se do të donte ta shihte me homologun serb ndeshjen në Elbasan Arena. Madje, për këtë ndeshje po bëhen përgatitje të forta për të qenë një model i kundërt me atë që ofroi Serbia.

 

“Sa më përket mua, ende nuk kam vendosur …unë jam marrë vesh me Ramën që të shkoj atje…por po e shoh që ai ka ftuar Thaçin edhe të tjerët. Nuk më pengon kur Thaçi vjen në ndonjë tubim politik …ende nuk kam menduar, do të vendos në ditët e ardhshme” ka thënë ai, sipas asaj që raportojnë mediat. /tesheshi.com/

Related posts