Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vuante nga çmenduria, shuhet Terry Jones, ylli i “Monty Python”

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare Terry Jones, aktor, shkrimtar, skenarist, regjisor dhe historian, një nga themeluesit e grupit të famshëm të komedisë britanike “Monty Python.

Ai lindi në Uells dhe u diplomua në Universitetin e Oksfordit.

Së bashku me Michael Palin, me të cilin u takua në atë universitet, ai filloi të shkruante dhe të realizonte komedi.

Së shpejti ata formuan cirkun fluturues “Monty Python” me studentë të Kembrixhit (Eric Idle, John Cleese, Graham Chapman) dhe animatorin amerikan Terry Gilliam.

Debutimi si regjizor i Jones ishte filmi i parë “Monty Python” dhe “Holy Grail”, të cilin ai e realizoi në bashkëpunim me Gilliam.

Jones ka vuajtur nga një formë e rrallë e çmendurisë (FTD) për një kohë të gjatë.

Një deklaratë nga familja e tij tha se Jones ndërroi jetë të martën mbrëma pas “një lufte të gjatë, jashtëzakonisht të guximshme të shoqëruar me humor të mirë”.

“Puna e tij me ‘Monty Python’, librat e tij, shfaqjet televizive dhe këngët do të jetojnë përgjithmonë”, tha familja Jones.

Përveç Jones, grupi i komedianëve britanikë përfshinte gjithashtu Graham Chapman, John Cleese, Terry Gilliam, Eric Idle dhe Michael Palin.

Grupi u mblodh rreth krijimit të serisë televizive “Flying Circus” të “Monty Python” dhe humori i tyre anarkik revolucionarizoi komedinë britanike. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts