Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vuajtjet koronare të Kosovës, paralajmërim nga qeveria: maskat, obligative!

Rritja drastike e infeksioneve në Kosovë ka çuar në një paralajmërimtë fortë të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.

“Do të veprojmë me forcën e ligjit!”, ka shkruar ai në FB, duke vijuar më pas:

“Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.

Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.
Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.

Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.

Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve, do të merr përgjigjen ligjore”, shkruan Zemaj. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com