728 x 90 Leaderboard

Vrau si nazist, një gjerman 94-vjeçar do gjykohet si i mitur: atëherë ishte 21 vjeç!

Për shkak të akuzave për vrasjen e qindra njerëzve në kampet e përqendrimit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, pritet të hapet gjykimi kundër një gjermani 94-vjeçar.

Por aipas Reuters, emri i tij nuk është zbuluar për shkak të dispozitave ligjore.

Ndërkohë, ajyqi i tij do të zhvillohet në gjykatë për të miturit, sepse në kohën kur dyshohet se kreu krimet, ai ishte 21 vjeç.

Ish-anëtar i Schutzstaffel, krahut parlamentar të partisë së Adolf Hitlerit, akuzohet për vrasjet e qindra njerëzve gjatë tre viteve që ai shërbeu në një kamp përqendrimi pranë qytetit polak i Gdansk.

Ndërmjet viteve 1942 dhe 1945, qindra të burgosur të kampit u vranë në dhomat e gazit, duke injektuar helm apo nga ekspozimi ndaj të ftohtit, tha prokurori i qytetit të Muenster.

I akuzuari në fund të luftës nuk kishte më shumë se 21 vjeç.

Zyra gjermane prokurorit dëshiron të sjellë para drejtësisë sa më shumë kriminelë nazistë, por në rastin konkret, dyshuari është tani në pleqëri dhe krijon një problem të veçantë, duke pasur parasysh se duhet të gjykohet nga një gjykatë për të mitur.

Seanca duhet të fillojë më 6 nëntor dhe do të zgjasë maksimumi dy orë në ditë, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të të dyshuarit. /tesheshi.com/ 

Related posts