728 x 90 Leaderboard

Vrasje me bukë në gojë në Mat: kryetari socialist i fshatit “heq” dy punonjës të Bashkisë demokrate

Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e pasditen në Mat, ku një person qëlloi mbi disa punonjës të Bashkisë që po drekonin duke vrarë dy e plagosur po dy. Viktimat janë Mentor Hoxha dhe Erzen Aliaj, ekzekutuar nga Kujtim Koxha.

Shkak i vrasjes ka qenë një fjalosje për një rrugë të bllokuuar fshatit, ndonëse ende nuk ka detaje më të imtësishme mbi gjithë dinamikën. Të katër punonjësit e Bashkisë, kishin shkuar në Shëlli për të liruar një rrugë të zënë, e aty janë përballur me atë që më pas do i sharronte në plumba, teksa kanë qenë duke drekuar mbas pune.

Autori i vrasjes është vënë në pranga pas një angazhimi të rreth 40 forcave policore, siç thuhet dhe në njoftimin zyrtar të policisë. Por ngjarja, edhe pse duket krejt ordinere, duket se ka dhe elementë politikë. Kjo pasi vrasësi ka qëlluar të jetë dhe kryetari i PS-së së fshatit, ndërkohë që Bashkia e Matit drejtohet nga demokratët. /tesheshi.com/    

 

Related posts