728 x 90 Leaderboard

Vrasja e Ivanoviçit, Thaçi: rezultatet e hetimit do të shkaktojnë kokëdhimbje në Kosovë e Serbi

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur optimist që institucionet e drejtësisë së Kosovës do të dalin me konkluzione të qarta për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, çka paralajmëroi se mund të rezultojnë me kokë dhimbje për shumëkënd në Prishtinë e Beograd.

“Është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar plotësisht organizatorët, inspiruesit e zotit Ivanoviq, e di që institucionet tona janë duke punuar aktivisht, në bashkëpunim edhe me ato ndërkombëtare, e di që kanë pas kontakt edhe me autoritetet e Serbisë. Pushtete në Kosovë janë të ndara por unë jam optimist që institucionet e drejtësisë së Kosovës, në të ardhmen jo të largët do të dalin me rezultate të prekshme të hetimit, konkluzione të qarta të cilat do të rezultojnë ndoshta edhe me kokë dhimbje për shumë këndë në Kosovë dhe Beograd”, tha ai në një konferencë për dialogun e fundit në Bruksel, ku u pyet nga një gazetar serbë edhe për vrasjen e Ivanoviçit.

Thaçi më tej tha se është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar organizatorët dhe inspiruesit e vrasjes së Ivanoviçit.

Kujtojmë se edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga vrasja e ish-politikanit serb, ende nuk është arrestuar një person i dyshuar .

Related posts