728 x 90 Leaderboard

Vota pro Kosovës në Interpol, Vuçiç: Shkupi dhe Podgorica, mesazh se Prishtina është më e rëndësishme se Beogradi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha se i ka kërkuar inistrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin që Serbia të ndryshojë politikën e saj ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi, pas votimit pro për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, se “Serbia të sillet në mënyrë të përgjegjshme, por sipas qëndrimit të tyre ndaj Serbisë.”

Sipas Vulin, “Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë, dhe t’u tregojmë se miqësia me Serbinë duhet të triumfojë.”

Për Vuçiçin, “Shkupi dhe Podgorica treguan se Prishtina është shumë më e rëndësishme se Beogradi”.

Sipas fjalëve të tij, “Serbia e kuptoi mirë këtë mesazh”.

“Ne duam marrëdhënie të mira me ta, por i kuptuam prioritetet e tyre”, tha Vuçiç.

Ai tha se nuk ishte i habitur që shtete nga rajoni kanë votuar për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, për shkak se është “e njohur tashmë që Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia janë gjithmonë kundër Serbisë”.

Ai kujton se Serbia është “një nga vendet e pakta që e njohin Maqedoninë me emrin kushtetues”.

Sipas tij, “Serbia nuk ka nevojë që dikush të konsiderojë armikun”.

“Ata kanë miqtë e tyre. Dhe Podgorica dhe Shkupi kanë miq në Prishtinë. Ata kanë miq shqiptarët. Ata na dërguan jë mesazh të qartë: ju jeni miqtë tanë të nivelit të dytë, apo miqtë më pak të rëndësishëm, apo më pak miq”, theksoi Vuçiç. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts