Auto Dak
Auto Dak

Von der Leyen, kundër Macron: më shumë kohë Londrës për ta lënë BE-në

Ursula von der Leyen, gruaja që pritet të zëvëndësojë Jean Cloude Junckerin në krye të KE-së, tha se ajo është e gatshme për t’i dhënë më shumë kohë Mbretërisë së Bashkuar për ta lënë në BE, në qoftë se kjo do kërkohet nga Londra.

“Në qoftë se Britania e Madhe ka nevojë për më shumë kohë, unë jam dakord që ne t’ja japim asaj. Brexit pa asnjë marrëveshje do të ishte katastrofike”, tha ajo së fundi gjatë një seancë përpara të Gjelbërve, të cilët votuan kundër kandidaturës së saj.

Për këtë, kërkesa duhet të dorëzohet nga qeveria britanike dhe vendimi i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së duhet të jetë unanim.

Por ky qëndrim i Berlinit shkon kundër atij të Parisit, kjo pasi presidenti francez Emmanuel Macron refuzon të shtyjë daljen britanike të planifikuar për në 31 tetor.

Ndërkohë, Ursula von der Leyen shprehu dëshirën e saj që Mbretëria e Bashkuar të mbetet në BE.

Politikania gjermane duhet të zëvendësojë Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Evropian më 1 nëntor, por duhet të marrë shumicën e 374 votave gjatë votimit në Parlamentin Evropian në mënyrë që të konfirmohet. Votimi do të mbahet javën e ardhshme në Strasburg. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts