Voltana Ademin çon 30 Qershorin në Kushtetuesen e munguar: në pritje të së vërtetës ligjore

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi, ka ndërmarrë tjetër akt për të deligjitimuar 30 Qershorin, por kësaj here institucional.

Duke i qëndruar aktit ç’dekretues të Metës, ajo tha se 30 Qershori duhet zgjidhur me vendim gjykate, duke shpërfillur dhe ajo një vendim të Kolegjit Zgjedhor – gjykata e zgjedhjeve – e cila ka ligjëruar 30 Qershorin.

“Ne sot kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin anti kushtetues të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe verifikimin e ligjshmërisë së regjistrimit të Bindjes Demokratike. Jemi këtu duke iu referuar një të drejte kushtetuese për të zbatuar Kushtetutën. Dekreti i presidentit duhet të merret në konsideratë. Në momentin që kjo gjykatë të jetë në punë të mund të fillojmë menjëherë gjykimin e kësaj çështjeje”, tha znj. Ademi, një prej opozitareve më aktive këto kohë.

“Kjo është rruga që po ndjekim. Shpresojmë që organet e drejtësisë do të funksionojnë. Ajo që ne dimë është se kemi gjykata që kanë vepruar në mënyrë të ndryshme dhe kjo ngre një pikëpyetje të madhe e cila do çojë drejt një kaosi që do dojë një shpjegim se çfarë ka ndodhur”, e para e Shkodrës nga PD, e tillë edhe pak ditë, pasi duhet t’ja lërë vendin Valdrin Pjetrit të PS-së, dalë nga 30 Qershori. /tesheshi.com/ 

auto pjese dak

Related posts