Auto Dak
Auto Dak

Vogëlushi bëhet copash për ta takuar Muhamed Salah, ky i fundit tregohet tejet xhentil

Futbollistët inspirojnë të mëdhenj e të vegjël, ndërsa këta të fundit ndajnë dashurinë më të pastër të mundur. Kështu, një fans i vogël i Liverpool-it për pak sa nuk u copash kur po e ndiqte pas më të dashurin futbollist të tij, Muhamed Salah.

Salah po kalonte me veturë jashtë bazës trajnuese të Livepool-it, kur e pa të voglin Louis Fowler që u rrëzua në trotuar, në përpjekje për ta ndjekur.

Kaq u desh që ylli i Liverpool-it ta ndalte makinën dhe të vraponte për t’i dalë në ndihmë djalit që po nxirrte gjak nga hundët. Por Louis e harroi gjakun kur Salah u ndal për ta takuar. Ai më pas i bëri një vizitë në shtëpi për ta parë se si është.

Sapo ishte ndalur për ta takuar të lënduarin, Salah i dha një përqafim të madh, gjë që e bëri që ai të ndjehej “fatlum”. Louis madje kerkoi të bënte foto me hundën e gjakosur, dhe nuk e lejoi askënd që t’ia fshinte pa e bërë një foto fillimisht. Qysh kur iu bashkangjit Liverpool-it në 2017, Salah u bë tepër i njohur për performancën profesionale, por edhe për punën e tij bamirëse.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts