728 x 90 Leaderboard

I vjen rrotull Reali, Liverpul vendos një çmim të kripur për Salah

Në kohën që Real i Madridit po i vjen rrotull yllit egjiptian Muhamed Salah, Liverpuli, klubi ku luan aktualisht, i ka vënë një çmim të kripur njeriut-gol të tij.

Bëhet fjalë për një shumë prej 187 milion euro, nëse madrilenët do trokasin tek klubi anglez, ashtu siç Barça trokiti Kutinjon dhe e rrëmbeu.

Deri më tani, kërkesë reale nuk ka, por klubi spanjoll që pritet të mbledhë të tjerë yje për sezonin e ardhshëm, mund ta ketë në listë egjiptianin e 32 golave deri më tani në kampionat.

Por ndoshta çdo gjë do të varet nga paraqitja në Botërorin e Rusisë, për Salah e të tjerë të shënjestruar. /tesheshi.com/   

 

 

 

 

Related posts