Vittorio Sgarbi prezanton “Kurbanin” në italisht: Di Maio e Salvini të lexojnë Edi Ramën përpara se të formojnë qeverinë

Edi Rama ka prezantuar “Kurbanin” në italisht në panairin më të madh të librit në vendin apenin dhe të dytin në Europë, atë të Torinos.

Dhe si reçensues “par exellanxë” ka pasur as më pak e as më shumë por kritikun e njohur të artit dhe kulturës, Vittorio Sgarbi. I cili natyrisht që ka qenë pjesë edhe e një atmosfere ndezëse siç di të bëjë ai.

“Edi Rama më ftoi me një lloj droje që të vija në prezantim, por unë thashë që ti je i imi, je pjesë e kulturës, ndaj erdha me vrap”.

Sipas Sgarbit, “Kurbani” i Ramës është sprova reale e një artisti si një shkrimtar i vërtetë: “i vrullshëm, me nerv dhe në fund të fundit me ndjesi njerëzore”.

Sipas kritikut të njohur italian, ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje është përshkrimi që Rama i ka bërë në libër marrëdhënieve më të atin.

Ndërkaq, duke folur në La Stampa, të përditshmen e madhe italiane, e cila i ka kërkuar një këshillë për Gigi di Maion dhe Matteo Salvini-n që po krijojnë qeverinë e re italiane, Vittorio Sgarbi s’ka dyshime: “të lexojnë ‘Kurbanin” e Edi Ramës, istorinë e një politikani që e nisi si kryebashkiak e sot është kryeministër”/tesheshi.com/

 

Related posts