Viti 1992: kur serbët mbillnin kishën në zemër të Universitetit të Prishtinës, me Arkanin që vendoste gurthemelin (video)

Ndërsa kisha ortodokse serbe “Sveti Nikolla” e cila gjendet në oborrin Universitar të Prishtinës vazhdon të jetë një prej temave kryesore të ditës në Kosovë, ku së fundmi edhe Gjykata e Apelit ka tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës, tashmë janë publikuar pamje kur pushteti i Millosheviqit në vitin 1992 nisi ndëritmin e objektit në fjalë.

Gjatë asaj kohe serbët kishin pushtetin absolut dhe me lehësi ata morrën tokën e Universitetit për të ndërtuar kishën, duke patur qartazi si qëllim serbizimin e plotë të Kosovës.

Madje në gurthemelin e kësaj kishe ishte edhe krimineli në luftrat e ish-Jugosllavisë, Zheljko Razhnjatoviq – Arkan, ndërsa shihen përfaqësues serbë duke folur në ceremoni .

Kujtojmë se në vitin 2004 është bërë përpjekje që prona t’i kthehet Universitetit të Prishtinës, mirëpo edhe pse u votua ai vendim u shfuqizua nga një përfaqueses ndërkombëtarë. /tesheshi.com/

Më poshtë shikoni videon: