728 x 90 Leaderboard

Vitet nuk llogariten: Zonjat e famshme që u bënë nëna mbi 40 vjeç

Edhe pse të përkushtuara ndaj karrierës, ato nuk iu shmangën të qënit nëna, madje në moshën-kufi, 40-vjeç. Siç në gjendje normale, edhe në shtatzani nuk e humbër nurin e tyre.

 

Rachel Weisz

Aktorja britanike Rachel Weisz në fund të prillit njoftoi lajmin e lumtur se me bashkëshortin e saj Daniel Craig është në pritje të një fëmijë. Ajo e përjetoi magjinë e amësisë duke qenë 48 vjeçe. Nga martesa e parë ka një djalë 11-vjeçar, Henry-n.

 

Eva Longoria

Aktorja latine Eva Longoria u bë një nënë pak ditë më parë. Në moshën 42 vjeçe, ajo për herë të parë do të përjetojë obligimet prindërore nga djali i ardhur në jetë me burrin e saj Jose Baston.

 

Kate Hudson

Kate Hudson aktualisht pret një fëmijë të tretë. Në vitin e 39-të të moshës, pas dy djemsh, ajo pret një vajzë me partnerin Danny Fujikawa. “Ky shtatzëni është mjaft e ndryshme nga dy të para”, ka thënë Hudson kohët e fundit.

 

Tori Spelling

Në moshën 43-vjeçare, amerikania Tori Spelling solli fëmijët e pestë nga martesa me Dean McDermott në botë. Aktorja shpesh u shfaq në publik gjatë gjithë shtatëzanisë. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts