Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

VIRUSI/ Shtatzëna kineze mes të infektuarëve: zgjedhje individuale apo propagandë komuniste? (video)

Pamje që tregojnë një infermiere që kujdeset për pacientët me koronavirus duke qenë në muajin e nëntë të shtatzënisë në një spital të Wuhan, kanë ngjallur zemërim në mediat sociale.

Shumë njerëz kritikuan drejtuesit e spitalit për lejimin e gruas shtatzënë që t’u afrohej të infektuarve. Në komente, dënohen eprorët e saj për përdorimin e një gruaje shtatzënë për propagandë.

Bëhet fjalë për infermieren Zhao Yu, i cili punon në repartin e ambulancave të Spitalit Wuhan. Pamjet tregojnë se ajo po ecën nëpër korridorin e spitalit edhe pse është në muajin e nëntë të shtatzanisë. Ajo u filmua më pas duke marrë një mostër nga një burrë që u transferua më pas në departamentin e pacientëve me ethe. Një paciente paralajmëroi motrën e saj që ajo të qëndronte larg të sëmurëve sepse ishte shumë e rrezikshme.

Zhao Yu thotë se familja kundërshton punën e saj në spital. Por ajo është e bindur që me shembullin e saj ajo po kontribuon në luftën kundër koronavirusit, raporton BBC.

Videoja, e cila supozohej të ishte lështuar si funksion të inspirimit për guxim dhe sakrificë, është dënuar nga një pjesë e publikut. Përmendet gjithnjë e më shumë se ajo është propagandë nga autoritetet kineze.

“A mund ta ndalojmë këtë? Gratë shtatzëna nuk duhet të jenë në vijën e parë”, thuhet në një koment.

Komentuesit u kërkojnë zyrtarëve që të mos përdorin skena të tilla për qëllime të propagandës politike.

“Një mesazh si ky është një kërkesë e verbër për gratë që të luftojnë epideminë, pavarësisht nga pasojat”, thuhet në një koment në platformat sociale.

Më shumë se 2,200 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Kinë, dhe shumica e pasojave  fatale janë raportuar në Wuhan. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts