728 x 90 Leaderboard

Violina e “Paganinit” Elvin Hoxha magjeps publikun shkodran

Violinist me famë botërore, shkodrano-azerbaxhanasi Elvin Hoxha (Ganiev), i cili ka arritur majat në skenat e mëdha botërore, ka performuar të enjten mbrëma për herë të parë në Shkodër, qytetin e origjinës, ku ka magjepsur publikun që e ka ndjekur në teatrin “Migjeni”.

Për 30 minuta, violinisti 20-vjeçar, pjesëtari i një familje të njohur shkodrane, ka performuar një koncert të Mendeilsson në mi-minor për violinë e orkestër.

Gjatë gjithë kohës së performimit të Elvinit, salla nuk ka pipëtirë, e në mbarim janë ngritur në këmbë duke duartrokitur për 10 minuta pa ndëprerje.

Në koncert ka performuar edhe tenori Frano Lufi, ndërsa i gjithë koncerti është shoqëruar nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptar. Dirigjent ishte  Norman Widjaja.

I quajtur dhe si “Paganini shqiptar”, Elvin Hoxha ka bërë për vete publikun artëdashës së Shkodrës që kishte mbushur “Migjeni”-in si kurrë më parë për një koncert të një muzike instrumentale.

Ndërkaq, për kënaqësinë e publikut shkodran, bab e bir, Elvini dhe i ati Hajredin Hoxha, pjesëtar i Filarmonisë së Ankarasë, performuan himnin symbol të këngës shkodrane: Lulebore.

/tesheshi.com/

 

Related posts