Viktimat e acarit…shtetëror: ja çfarë i kërkoi Lulzim Bashës një nga ata

Të paktën tre viktima ka shënuar moti i ftohtë që ka mbërthyer vendin këto ditë. Secili prej tyre ka një histori për të treguar dhe secila histori tregon acarin e zemrës së pushtetit vendor në raport me të pastrehët dhe njerëzit në nevojë….

Viktima e parë ishte në Durrës. Ai ishte Beni, një i ri që e njihte gjithë qyteti pasi ndalonte tek xhamat e makinave në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Beni ishte vetëm 38 vjeç dhe u gjet i mbledhur kruspull nga kalimtarët në lagjen numër 17 të qytetit begdetar.  Specialistët e mjekësisë ligjore që kanë marrë në dorëzim kufomën kanë konstatuar se në të nuk ka patur shenja dhune dhe se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Natyrale?! Në fakt ai vdiq nga neglizhenca e pushtetit vendor në Durrës. Si nuk u gjet një strehë dhe pak ushqim për një njeri endacak?!

Bashkia ka fonde të veçanta për këto kadegori dhe nuk mbajti aspak përgjegjësi për këtë ikje…ndërkohë që nga ana tjetër nuk përton të dalë garante për të nxjerrë nga burgu kriminelë si Lulzim Berisha.

Ikja e Benit (Arben Sulo) ka sjellë trishtim dhe tek qytetarët e këtij qyteti që ishin mësuar duke parë endacakun në rrugët e qytetit dhe ndjenin keqardhje për të.

Ja çfarë shkruan gazetari Artur Llana që jeton në këtë qytet:

“Ky është Beni, një endacak që donte pak bukë dhe ngrohje. Një djalë që Zoti i kishte lënë pjesën e tij të formimit. Ky shtet k*rvë nuk i siguroi Benit pak ngrohje dhe pak bukë. Ai nuk do i mungojë pushtetit se nuk kishte të drejtë vote … po në fakt vdekja e tij është fytyra e këtij shteti. Falënderoj mikun tim mjekun Arian Deveja për foton dhe diçiturën që ka bërë… Rrugëve të Durrësit do t’i mungojë Beni, për pak vëmendje pa të drejtë vote… shumë nga miqtë e mi mund të mos e kuptojnë këtë status, po unë ja dedikoj dy miqve, Borisit dhe Indritit që e respektonin çdo ditë Benin!”

 

Leonardi, jetimi i pastrehë

Në qytetin tjetër bregdetar, Sarandë, u gjet i vdekur 53–vjeçari Leonard Beqiri si pasojë e të ftohtit, ishte i pastrehë. Ai nuk ishte i pastrehë sepse kishte zgjedhur të ishte i tillë, por fati nuk kishte qenë me të që ditën kur erdhi në këtë botë. I braktisur nga nëna që e lindi që ditën e parë ai u rrit jetim në një shtet që jetimët i lë në rrugë. Prej shumë kohësh ai kërkonte zgjidhje tek bashkia e qytetit, madje në një rast i ishte ankuar dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha (në foto), por Leonardi vdiq i vetmuar.

Problemin e strehimit ai e kishte ngritur disa herë tek strukturat shtetërore. Madje hallin e tij ia kishte qarë edhe kreut të opozitës, gjatë një takimi që Lulzim Basha zhvilloi në Sarandë. Fotoja në të cilën shfaqet Beqiri me kryetarin e PD është bërë rreth një muaj më parë. Ai i ishte ankuar Bashës për kushtet e vështira dhe pamundësinë për të përballuar jetesën. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts