Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vijon lufta babë e bijë në Frontin Nacional francez: Le Pen-ët nuk gjejnë qetësi

 

Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë franceze të ekstremit të djathtë, Frontit Nacional, ka përdorur dhe dje të njëjtin ton të ashpër ndaj së bijës, Marine Le Pen, ndërsa i deklaroi stacionit radiofonik Europa 1 se do të qe “skandaloze” nëse vajza e tij bëhej presidente e Francës në zgjedhjet e 2017-s, ashtu siç shpreson ajo.

Ai shtoi gjithashtu se shpresonte që ajo “të martohej së shpejti dhe të ndryshonte mbiemrin,” pasi ishte “i turpëruar” që kishin të njëjtin mbiemër.

Përplasja mes themeluesit të partisë dhe së bijës është shpërfaqur muajin e fundit, kur Jean-Marie Le Pen përsëriti deklaratat e tij raciste dhe antisemite, të fundit në një seri komentesh të tilla.

Ai është shprehur se Holokausti  dhe dhomat naziste të gazit janë “një detaj në histori”, dhe ka lavdëruar Philippe Petain-in, udhëheqësin francez gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili bashkëpunoi me nazistët.

Ndërkaq, vajza e Le Pen-it, Marine, është përpjekur që me zgjedhjen e saj në krye të partisë në vitin 2011 ta ndryshojë imazhin racist dhe antisemit të Frontit Nacional.

Babai i ka deklaruar luftës së bijës, dhe ka bërë të njohur se nuk e njeh për vajzë. Ai është betuar ta sulmojë atë me të gjitha mënyrat, dhe ka lënë të kuptohet se lufta e tyre sapo kishte filluar.

Në një takim në krye të javës të organeve disiplinore të partisë, u vendos që Jean-Marie Le Pen të pezullohej përkohësisht, e brenda tre muajve të ketë një mocion për heqjen e titullit të tij si president nderi i Frontit Nacional. /tesheshi.com/      

auto pjese dak

Related posts