Auto Dak
Auto Dak

Videolojërat shtojnë rrezikun e goditjes nga alzhaimeri dhe sëmundje të tjera mendore

Një studim kanadez ka zbuluar se miliona të rinj janë të ekspozuar nga alzhaimeri dhe sëmundje të tjera mendore për shkak të video-lojrave (Call of Duty) dhe (Assassin’s Creed).

Shkencëtarët thonë se që lojtarët lëvizin nëpër ekran përdorin një zonë kyç të trurit të quajtur “bërthama kaudale”, e cila çon në humbjen e materialit gri në hipokampusin (zona e kontrollit të kujtesës, të mësuarit dhe emocioneve).

Studimet e mëparshme kanë treguar se madhësia e hipokampusit është e lidhur me çrregullime neurologjike dhe psikologjike, duke përfshirë çmendurinë dhe depresionin.

Hulumtuesit vunë në dukje se njerëzit në mbarë botën tani kalojnë tre miliardë orë në javë duke luajtur me video game, ndërsa koha që një i ri kalon duke luajtur deri në moshën 21 vjeçare llogaritet diku tek dhjet mijë orë.

Rezultatet e studimit treguan se ata që angazhohen me video lojëra kanë dy herë më shumë gjasa që të përdorin lobin kadual me 80,76%, përgjatë lëvizjeve brenda lojës në raport me ata që nuk e praktikojnë atë (42,42%), të cilët kanë tendencë të mbështeten në zonën e hipokampusit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts