728 x 90 Leaderboard

Videoja e parë zyrtare e Limuzinës së Putinit: Senat Aurus lançon një fushatë reklamuese

Aurus, markë e re e makinave luksoze ruse, filloi një fushatë reklamuese dhe modeli i parë që ka përdorur për një videoklip tërheqës, është pikëerisht limuzina e Putint.

Në një video interesante dyminutëshe, gërshetohen imazhet e makinës me atë të një talebe me gurë shahu, ku të zotët e saj identidikohen si të apasionuar pas kësaj loje sfidante.

Mesazhi është i qartë: Aurus është një limuzinë për strategët, drejtuesit vizionarë, njerëzit që marrin vendime të rëndësishme dhe të suksesshme në rrugën e fitores.

Senat Aurus, i destinuar për elitën politike ruse, përshpejtoi punën në versionin “civil”.

Limuzina është mundësuar nga një motor 4.4-litërsh V8 i zhvilluar nga Porsche dhe instituti teknik rus NAMI. /tesheshi.com/

Related posts