Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Video: Nuk mbajnë këmbët kur dëgjon vlerën e Rolex-it të blerë në ’74-ën

Çmimi aktual i një ore Rolex-i që u bleu në vitin 1974, bëri që i zoti i saj të pësontë një goditje e të plandosej për tokë.

Ai e bleu atë për 345,97 dollarë, por pasi mësoi se në ankand ajo do të kushtonte 400,000 dollarë, atë nuk e mbajtën më këmbët, raporton CNN.

Në fakt, ishte një skenë e sajuar prej tij, por në një formë tejet origjinale, kur mëson se sa i pasur ishte krejt papritur.

Reagimi i burrit u regjistrua në një shfaqje televizive PBS të quajtur Antiques Roadshow.

Shfaqja televizive eksploron thesaret e fshehura amerikane.

Të hënën, më 27 janar, shfaqja u filmua në Dakotën e Veriut.

Burri, i cili zotëron orën e shtrenjtë, është një veteran i luftës që shërbeu në Forcat Ajrore. Ai kujtoi që porositja e orës ndodhi në nëntor 1974 dhe e morri atë në prill 1975.

Çmimi i orës ishte atëherë i barabartë me pothuajse të gjithë pagën mujore, pavarësisht nga fakti se kishte gjithashtu një zbritje prej 10 përqind.

Ai u kujdes 40 vjet për të. Rolex është në gjendje të shkëlqyeshme. Karta e garancisë, broshura origjinale, dhe dy kuti origjinale u ruajtën gjithashtu me merak.

Sipas vlerësuesit Peter Planes, koleksionistët e duan këtë orë sepse një model të ngjashëm është mbajtur nga aktori Paul Newman në filmin “Winning”.

“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm. Është një nga modelet më të rralla të Paul Newman. Unë nuk mendoj se ka një orë që është në gjendje më të mirë se kjo për momentin”, tha Planes.

Sipas tij, ora është jashtëzakonisht e vlefshme.

Çmimi 400 mijë dollarë gjithsesi nuk është përfundimtar. Rolex ishte vlerësuar në mes gjysmë milioni dhe 700,000 dollarë.

Producentja ekzekutive e emisionit, Marsha Bemko tha se ishte hera e parë që një pjesëmarrës në shfaqje kishte reaguar kështu, raporton CNN. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts