VIDEO/ Njihuni me “Gramoz Ruçin” e parlamentit britanik: argëtues e aspak nursëz!

Që nga fillimi i diskutimit rreth Brexit në Dhomën e Përfaqësuesve të Mbretërisë së Bashkuar, ai është bërë personazh me thirrjet e tij: “rendin, rendin, rendin….”. Bëhet fjalë për John Bercow, Kryetar i kësaj Dhome, që për krahasim është Gramoz Ruçi i përlamentit britanik. Por ndryshe nga politikani nursëz shqiptar, Bercow ka një lloj eksentrizmi sa i bën seancat edhe argëtuese.

Si konservator, ai u bë parlamentar në maj 1997. Për herë të parë, ai u zgjodh kryetar në qershor 2007.

BBC ka identifikuar disa tipare që janë pak të njohura për këtë 56-vjeçar.

Një politikan i vjetër që shfaqi tendencën drejt tenisit në rininë e tij. Ai kishte një talent të madh për këtë sport. Ai është një nga ata që ndjekin turnetë e Wimbledon dhe Davis Cup. Ai gjithashtu shkroi një libër në të cilin veçoi 20 nga lojtarët e tij më të mirë të tenisit në botë. Për Bercow, Roger Federer është më i miri.

BBC e përshkruan atë si një politikan që u transformuua ideologjikisht nga një centrist i shquar i krahut të djathtë drejt një majtisti, ku nisi të bëhej avokati i së drejtës së komunitetit LGBT. Përveç kësaj, ai tha se ndalimi i atyre që konsumonin kanabis ishte “absurd”.

Ai gjithashtu shkaktoi një precedent kur u bë kryetar. Bercow braktisi një traditë që kërkon që kreu i Shtëpisë së Ulët të mbajë një kostum të veshur nga paraardhësit e tij. Ai nuk pajtohej me këtë dhe të veshte kostume të zakonshme të zeza.

Disa e lavdërojnë atë e disa kritikojnë. Ai gjithashtu ka patur disa situata të pakëndshme me ministrat, ose disa ministra kanë patur situata të pakëndshme me të. Në një rast, ai e quajti parlamentarin Simone Burns si “xhuxhi i trashë dhe i shenjtëruar”.

Ka patur ndërkohë disa përpjekje të pasuksesshme për ta shkarkuar atë nga posti i lartë që mban.

Bercoë është e martuar me Sally-in dhe kanë tre fëmijë. Gruaja e tij është e njohur për publikun britanik, pasi dhe ajo ka pësuar një transformim politik nga e djathta në të majtë. Në vitin 2011 ajo u shfaq në Big Brother-in britanik.

Çifti dallohet për faktin se ajo, gruaja është gati një pëllëmbë më e gjatë se ai – burri. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts