VIDEO/ Ndryshe nga Shqipëria: si protestohet në Gjeorgji kundër HEC-ve

Ajo që ndodh vitet e fundit në Shqipëri, ku banorë të shumë zonave rurale protestojnë kundër ndërtimit të HEC-ve në lumenj e përrenj, po ndodh dhe në Gjeorgji. Ama, diferenca është se si. Paqja e këtushme, sado nervozë janë banorët protestuese, atje nuk ekziston. Atje, i madh e vogël, deri dhe të moshuar, bëjnë “intifadë” ndaj shtetit. Ndërsa në Shqipëri, maksimumi organizohet ndonjë koncert ndërgjegjësues me këngë e vargëzime.

Kështu, banorët e zonës së Grykës së Pankisit në Gjeorgji, u përplasën me policinë këtë fundjavë për ndërtimin e hidrocentralit Khadori-3.

Policia speciale reagoi me gaz lotsjellës dhe plumba gome, dhe rezultati i kaosit ishte se shumë njerëz nga dy palët u lënduan.

Ministri i brendshëm gjeorgjian Giorgi Gakharia, i cili negocion me popullatën lokale, duhej të vinte në vendin e ngjarjes, sipas medias lokale.

Autoritetet gjeorgjiane filluan punimet për ndërtimin e hidrocentralit në mars 2018, por popullsia lokale ka frikë se do të shkatërrohet mjedisi dhe do të detyrohen të lëvizin. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts