VIDEO/ “Meta – Prifti”, varianti austriak: çfarë thotë zv/kancelari i dorëhequr për kolegë të tij politikanë

Një variant i përafërt i videos Meta-Prifti është shfaqur në Austri, çka ka çuar në tronditjen e qeverisë së esktremit të djathtë të kancelarit Sebastian Kurz.

Ky i fundi ka shpallur zgjedhjet e parakohshme, pasi zëvëndësi i tij Heinz-Christian Strache u shfaq në video duke biseduar për afera me praninë e një ruseje.

Ky i fundit dha dorëheqje, ndërsa daljen e videos e quajti një komplot të natyrës politike.

Ndërkohë, në një tjetër fragment nga videoja, ai shfaqet duke pëfolur emra politikanësh për afera seksuale, përfshirë dhe vetë Kurz-in.

“Epo, unë kam një informator që më ka dërguar fotot e Kern me zezakët e mitur në Cape Town”, i tha Strache, duke iu referuar  Christian Kern, një udhëheqës socialdemokrat dhe ish-kancelar austriak.

Ndërsa për rastin e kancelarit aktual, Strache flet për “orgjitë e seksit të Sebastian Kurz nën ndikimin e narkotikëve”.

Këto deklarata shpërthyese mund të jenë arsyeja pse Strache në fjalimin e tij lamtumirës i kërkoi një lloj falje kancelarit Sebastian Curz. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts