728 x 90 Leaderboard

Video magjepsëse nga droni: Si duket oqeani kur ngrin?

Së fundi, Shtetet e Bashkuara janë goditur nga të ftohtit e ashpër dhe sa kanë rënë temperaturat, këtë më së miri e ilustron videoja nga droni e postuar nga Ryan Canty.

Video u filmua në Old Silver Beach në shtetin e Masaçusetsit.

Videoja që tregon pjesën bregdetare të ngrirë të oqeanit, është ngarkuar në YouTube.

Të përkujtojmë se e ashtuquajtura “bombë cikloni” solli në Shtetet e Bashkuara borë, acar dhe erëra të forta të ftohta. Në qytetet si Nju Jorku dhe Bostoni, mbizotëron kaos në trafik.

Në Florida po merr mot aq i ftohtë, saqë iguanat të paadaptuara në temperatura të ulëta, po bien nga pemët në periferi të Miamit, shkruan AP, kurse fotografitë nga Amerika e ngrirë po bëjnë xhiron e botës./tesheshi.com/

Related posts