VIDEO/ Kur Nikollë Lesi “i LSI-së” paralajmëronte Ramën: si do nxirresh nga kryeministria në pranverë

Nikollë Lesi, një ndër mbrojtësit e njëherësh zëdhënësit mediatikë të Metës, do e paralajmëronte krizën aktuale në politikën shqiptare që në nëntor.

Në një debat me Ramën në A1 Report, ai do i përmendte shefit të qeverisë planin e rrëzimit në pranverë.

Madje nis të ilustrojë virtualisht turmat e militancës së opozitës duke u endur ambienteve të godinës qeveritare, gjithnjë pasi e kanë nxjerrë Ramën që aty, pra jo me votë por me dhunë.

Lesi e thotë qartë se ka të dhëna mbi planin opozitar, gjë që po provohet që nga shkurti e deri më tani, por jo plotësisht. Sepse siç po shihet, Rama nuk ka rënë e nuk po del, ashtu siç është ideuar nga opozita PD-LSI.

Nuk dihet nëse në këtë plan ka qenë dhe djegia e mandateve, por është e qartë se synim final ka qenë rrëzimi i Ramës me forma revolucionare.

Ndiqeni Lesin nga minuta 1.25 e tutje…/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts