VIDEO: Kështjellat bosh të investitorëve arabë në Turqi

Ka qindra apartamente luksoze të braktisura në qytetin turk Mudurn, në një kompleks kështjellash fantastike. Ato u ndërtuan nga investitorët arabë për turistët nga vendet e tyre.

Por që ja këta të fundit nuk kanë para të mjaftueshme për të rimbursuar apartamentet që kanë blerë, për shkak të dobësimit të ekonomisë turke dhe stanjimit të shitjeve të pasurive të paluajtshme, në kohën kur lira humbi 28% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan.

Si rezultat, ka shumë apartamente luksoze në të cilat askush nuk banon.

Projekti Sarut u ndërtua në modelin e kështjellave europiane mesjetare, dhe gjysma e apartamenteve u ble nga arabët. Kompania përgjegjëse për këtë projekt është tani në prag të falimentimit. Mbetet një kompleks i objekteve bosh për të dëshmuar për ëndrrat e parealizuara. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts