VIDEO/ Fluturimi i parë i aeroplanit më të madh në botë

Avioni më i madhe në botë realizoi fluturimin e parë të provës në Kaliforni. Avioni i quajtur Roç, krahët e të cilit kanë gjatësinë e një fushe futbolli amerikan, ka gjashtë motorë.

Aeroplani, i bërë nga Stratolaunch Systems Corp, qëndroi në ajër për dy orë, duke arritur një shpejtësi prej 304 kilometrash në orë dhe duke arritur një lartësi prej 5,182 metra.

Pas kësaj, ai u ul në një pistë ku qindra njerëz duartrokitën.

“Çfarë fluturimi fantastik”, tha drejtori i Stratolaunch, Jean Floyd.

“Fluturimi i sotëm zgjeron misionin tonë për të ofruar një alternativë. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ekipin tonë dhe për partnerët tanë”, shtoi ai.

Stratolaunch pati si president bashkëthemeluesin e Microsoft-it, Paul Allen, i cili vdiq vitin e kaluar. Qëllimi i kompanisë është të nisë satelitët në hapësirë ​​nga avioni.

“Ne e dimë se Paul do të ishte krenar për të parë arritjet historike të sotme. Aeroplani është një arritje e rëndësishme inxhinierike”, tha Jody Allen, motra e të ndjerit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts