Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Video: Ç’janë “tregjet e lagura” kineze, aty nga burojnë viruset vdekjeprurëse?

Burimi i epidemisë vdekjeprurëse të koronavirusit, nga e cila të paktën 80 njerëz tashmë kanë vdekur dhe aindra të tjerë janë infektuar, duket se është një treg në Wuhan.

Pasi u zhvillua testi për koronavirusin e ri, u vërtetua se të gjithë jetët e humbura që ishin infektuar për herë të parë në Ëuhan, vinin pikërisht nga tregu në fjalë, ku ose punonin në të, ose kishin anëtarë të familjes që punonin aty.

Tregu është mbyllur ndërkohë.

Edhe pse quhet “Tregu i detit”, aty tregëtoheshin shumë më tepër sesa produktet e detit në këtë treg. Në tregjet e tilla, përveç shpendëve dhe bagëtive të ngordhura dhe të gjalla, mund të gjendeshin kafshë të ndryshme të gjalla të egra, deri minjtë, dhelprat, lakuriqët, gjarpërinjtë dhe zvarranikët e tjerë, madje majmunë.

Eshtë gati e panevojshme të thuhet se mbajtja e të gjitha këtyre kafshëve në një zonë të vogël, kontakti i tyre i vazhdueshëm me tregtarët dhe vetë klientët, dhe shpesh therja e tyre aty, është ideale për përhapjen e viruseve që mund të mbajnë disa prej tyre.

Për më tepër, sipas Business Insider, këto tregje quhen gjithashtu “të lagura” për shkak të gjakut, pasi kasapët shpesh masakrojnë kafshët para klientëve.

“Kjo do të thotë që kafshët e ngordhura ekspozohen para klientëve”, tha specialistja e sëmundjeve ngjitëse Emily Langdon nga Universiteti i Çikagos për Business Insider.

Në rrethana të tilla, viruset kanë mundësinë për të zhvilluar mutacione që i lejojnë ata të kalojnë pengesën e specieve dhe të kalojnë nga kafshët te njerëzit. Për shembull, epidemia e SARS që shpërtheu në 2002, gjithashtu në Kinë, duke vrarë 774 njerëz, u shkaktua nga një koronavirus që ka shumë të ngjarë të kalonte te njerëzit nga kafshë të shitura në tregje të tilla. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts