Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

VËZHGIM/ ‘The Economist’: Rikthimi i ëndrrës së ikjes në Ballkan – arsyet

Një pjesë e madhe e njerëzve në vendet e Evropës jug-lindore e shohin shpresën vetëm tek largimi…

Vetëm disa vite më parë, politikanët në Bashkimit Evropian dhe ata në vendet e varfra dhe të përfshira nga konfliktet në juglindje të kontinentit, besonin se po krijonin një bashkësi të virtytshme. Me ndhmën e Bashkimit Evropian, vendet e varfra të Ballkanit do të përmirësonin mënyrën e qeverisjes dhe do t’i jepnin një nxitje pozitive eknomisë.

Si pasojë, në momentin e duhur do të shpërbleheshin me anëtarësim në BE. Falë kësaj, popujt e vendeve të varfra do të kishin më pak arsye të zhvendoseshin drejt vendeve të pasura në veri të kontinentit. Kjo, sepse në njëfarë mënyre ishte BE-ja që po shkonte tek ato.

Aktualisht, kjo bashkësi e virtytshme, nëse një e tillë ka ekzistuar ndonjëherë, është tronditur keqas. Ballkanasit, edhe njëherë po i drejtohen veriut, në mënyrë të ligjëshme apo me mjete të tjera,  sepse kanë hequr dorë nga pritja e gjatë e përmirësimit të gjendjes në vendet e tyre. Problemet janë veçanërisht të mprehta në Kosovë, një territor për të cilin NATO-ja u fut në luftë në vitin 1999.

Me një shkallë shumë të lartë papunësie, klasë politike thellësisht të korruptuar, është normale që njerëzit e shtresave nga më të ndryshmet të ëndërrojnë largimin nga vendi. Por Kosova është i vetmi vend: nga Portugalia në Ukrainë, banorët e së cilës kanë ende nevojë për viza për të lëvizur lirshëm në zonën e Shengenit. Sipas Lulzim Peit, drejtues i organizatës KIPRED, në Prishtinë, së fundi pesimizmi është shtuar  dhe njerëzit nuk besojnë në ndonjë përmirësim të jetesës.

Kjo është njëra nga arsyet e shtimit të migracionit ilegal në vendet e Shengenit. Deri në muajin shkurt të këtij viti, shumë kosovarë përfituan nga një situatë jo shumë e kontrolluar në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë për t’u drejtuar në vendet në veri dhe në perëndim të kontinentit. Shpend Ahmeti, kryebashkiaku i Prishtinës, thotë se në këtë ikje drejt vendeve të pasura janë larguar rreth 40 mijë vetë.

Të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një shifër më të lartë. Pjesa më e madhe e atyre që ia dalin të shkelin në Gjermani, Austri apo Suedi, aplikojnë menjëherë për azil. Në fakt, askush nuk e merr këtë status, duke qenë se Ballkani nuk është më një zonë lufte me rrezikshmëri të lartë dhe pjesa më e madhe e njerëzve po kthehen.  Por gjithsesi ata, edhe kur kthehen, mendojnë se ia vlejti që e provuan këtë aventurë.

Në fakt, të thuash se këta njerëz tentuan t’i ikin vetëm varfërisë do të thotë ta thjeshtëzosh problemin. Përgjithësisht, ata nuk janë as më të varfit në vendet e tyre, as të papunë. Sipas zotit Peçi, ata ikin sepse i “dorëzohen” errësirës. Mes të larguarve ka shoferë taksish, mekanikë, pastrues dhe shitës.  Pjesa më e madhe në Kosovë mbanin familjet me të ardhura rreth 250 dollarë në muaj.

Një situatë e tillë mund të shtyhej për sa kohë që njerëzit mendonin se ditët më të mira ishin në prag. Por iluzione të tilla janë zhdukur. Ngjarjet e fundit politike  e kanë shtuar dhe forcuar pesimizmin, thotë zoti Peçi. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të verës së kaluar, ishin të shumtë ata që shpresuan se pushtetin do ta merrte një koalicion i opozitës.

Por në dhjetor u arrit marrëveshja mes një partie kryesore të qeverisë së vjetër dhe grupit më të madh të opozitës. Si përfundim të shumtë ishin ata që menduan se edhe për katër vite të tjera situata nuk do të ndryshonte.  Migraconi nga Kosova tërheq vëmendjen, sepse shpesh bëhet fjalë për një zhvendosje ilegale. Por kosovarët nuk janë të vetmit që dëshirojnë t’i ikin një situate ku ndërthuren nepotizmi, taksat e larta dhe pengesat në fushën e sipërmarrjes.

Nëse do t’i referoheshim fjalëve të një bankieri serb që jeton në Londër, në Ballkan po shtohet numri i atyre që thonë: “Ky rajon nuk ofron asnjë të ardhme për fëmijët e mij”.

Njerëzit nuk e presin më as anëtarësimin në BE. Nëse kjo do të ndodhte jeta në këto  vende edhe mund të ndryshonte. Por jo gjithmonë. Kroacia u bë pjesë e BE-së në vitin 2013, por ky anëtarësim nuk arriti që të shëronte problemet ekonomike të vendit, që kanë qenë akute këto 5 vite dhe kjo ka bërë që shumë persona të kualifikuar si mjekë dhe infermierë të lenë vendin.

Në vitet 2019 – 2010 njerëz nga pesë vende: shqipëria, Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi, fituan të drejtën të hynin në Bashkimin Evropian pa viza. Por kjo nuk u jep të drejtën këtyre shtetasve që të qëndrojnë dhe të vendosen në këto vende, të punojnë dhe të pretendojnë përfitime.  Për më të dëshpëruarit kërkesat për azil janë ato më të preferuarat.

Sipas Iniciativës Evropiane për Stabilitetnumri i kërkesave për azil, që kanë marrë vendet e BE-së nga këto 5 vende, vitin që shkoi kapi shifrën në 70 000, krahasuar kjo me një mesatare prej 10 000 vetash, para heqjes së regjimit të vizave. Ndryshe nga rasti i Kosovës, pjesa më e madhe e këtyre aplikiveve vijnë nga shtresa të varfra të shoqërisë, përfshi pakicat rome. Edhe pse aplikantët janë të sigurt që do të kthehen pas, ata munden së paku të pretendojnë sigurime shoqërore deri në një farë mase, përfitime për shtëpinë dhe kjo gjatë periudhës relativisht të gjatë të pritjes.

Kjo e bën gjithë këtë proçes, sipas tyre me vlerë. Sapo procedura përshpejtohet, bie menjëherë edhe numri i kërkeave për azil. Në këndvështrimin afatgjatë, e vetmja gjë që do ta reduktonte fluksin nga Ballkani është përmirësimi i kushteve të jetesës në vendet në fjalë. Eshtë deri diku inkurajues fakti që shumë njerëz po kërkojnë ndryshim madje në mënyra që e anashkalojnë politikën formale.

Në Serbi avokatët shpallën grevë disamujore vitin që shkoi, edhe mësuesit së fundi gjithashtu po protestojnë. Në Kosovë janë gjykatësit në grevë. Një vit më parë protestat përfshinë edhe Bosnjën. Sigurisht që këto nuk do të sjellin një ndryshim të shpejtë. Por ata që ende pretendojnë për një Ballkan më të mirë marrin zemër nga fakti që disa njerëz nuk zgjedhin të ikin, por të qëndrojnë dhe të luftojnë.

Burimi: ‘The Economist’

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts