Vettingu: prokurorja e Shkodrës rihetohet për një apartament dhe një veturë Toyota

Ecën përpara procesi për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organ i qeverisjes së gjyqësorit të ri, por një nga kandidatet për këtë institucion është vendosur nën hetim më të thelluar për pasurinë e saj.

Bëhet fjalë për Besa Nikëhasanin, prokuroren e Apelit në Shkodër, të cilën ILKDP e ka nxjerrë të pastër por komisioni i vettingut nuk është bindur.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se hetimi paraprak i pasurisë ishte kriter i mjaftueshëm vlerësimi.

Relatorja Genta Bungo u shpreh se ILDKPI e kishte nxjerrë të pastër nga ana e pasurisë figurën e prokurores Nikëhasani,  por KPK ka vendosur të bëjë hetim më të thelluar ku ka rezultuar se prokurorja nuk justifikon të ardhurat e ligjshme për një apartament dhe dy garazheve në Tiranë. një apartament në Lezhë dhe një automjet tip Toyota me vlerë rreth 19 mijë euro.

Prokurorja Nikëhasani bëri vetë mbrojtjen para trupës gjykuese, pa avokat. Ajo deklaroi se nuk ka asgjë të paligjshme, por foli për gabime njerëzore që janë harruar.  Ajo i justifikoi të ardhurat e saj si të ligjshme.

Prokurorja kërkoi rikonfirmimin në detyrë dhe kujtoi se në 2003 i është vënë tritol në automjet.

Në përfundim të seancës dëgjimore u vendos data 20 prill si data për dhënien e vendimit nëse Besa Nikëhasani do të vijojë të jetë në detyrë, apo do të shkarkohet si dy gjyqtarët, Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva. /tesheshi.com/

Related posts