Auto Dak
Auto Dak

Vettingu “ngel” një profesor/doktor, i rrëzuari: humbi drejtësia, Shqipëria, jo unë

Duke pohuar së ka qenë një mbështetës i fortë i Reformës në Drejtësi, Ilir Mustafaj, gjykatës në Gjykatën e Tiranës dhe kandidat për në Kushtetuese, nuk e kaloi dot vettingun.

Ndryshe nga gëzimi i koleges Kaçkini para tij, e cila e kaloi suksesshëm atë, deri dhe përlotje nga gëzimi, Mustafaj u shpreh i dëshpëruar nga rrëzimi i tij, ku dhe në këtë rast shkak qe pasuria.

Ai tha se me të, vetë sistemi i drejtësia humbi një aset njerëzor të aftë.

“Ilir Mustafaji është një gjyqtar me 23 vite karrierë në sistemin e dretjësisë dhe jam i vetmi që mbaj titullin profesor/doktor në sistemin e drejtësisë. Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Ilir Mustafaj do e ankimojë këtë vendimi në instancat më të larta dhe jam i bindur  që do vendosin pro tij. Sot ka humbur vendi, ka humbur Gjykata Kushtetuese, e cila nuk do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm, profesional, të karrierës dhe një profesor të së drejtës.

Kam mbështetur fort Reformën në Drejtësi, institucionin e vettingut dhe gjithçka që është bërë në të mirë të reformës.

Sot kundërshtoj fort vendimin e Komisionit që është marrë në kundërshtim me provat që janë administruar, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me Konventën Evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, tha Musafaj pasi u njoh me vendimin  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts