728 x 90 Leaderboard

Vettingu “këput kokën” e radhës, protestë qytetare ndaj procesit: jo mëshirë!

Prokurori i Apelit Tiranë, Gentian Trenova është “viktima” e radhës e vettingut.

I njohur si njeriu që hetoi dhe përgatiti akuzën për bandën e Aldo Barës, nuk ka mundur ta kalojë provën para Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, pikërisht nga pika më delikate e ballafaqimit: pasuria

Thjesht, atij nuk i kanë rezultuar të dakortuara shifrat e blerjes së një apartamenti.

Nga ana tjetër, vettingu ka shënuar dhe një risi:  një grup banorësh të Tiranës protestuan për të kërkuar që ky proces të mos kursejë emra si Shkëlzen Selimi, gjyqtari i 21 Janarit.

“Ka ngelur vetting-u në vend. Nuk ecet kështu, “Shqipëria nuk ka më kohë”, ishin parrullat e tyre. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts