728 x 90 Leaderboard

Vettingu i opozitës: pse i mungojnë zëra juridikë në mbrojtje të projektligjit?

Opozita e ka nisur sezonin e ri politik, ndër të tjera, dhe me hartimin e një projektligji për vetting ndaj politikës. Por kjo inisiativë, edhe pse ka marrë dakortësi në parim nga mazhoranca, kundërshtohet nga pikëpamja e mirëfilltë juridike. Sepse, pretendon mazhoranca, vettingu i opozitës mundësohet në SPAK dhe BKH, dy instanca që burojnë nga reforma në drejtësi, por që nuk janë krijuar ende. Ishte së fundi kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla, i cili zbërtheu me gjuhë juridike nen për nen, vettingun që mundësojnë këto dy instanca. Sipas tij, kjo është thjesht një përpjekje e PD-së për të dobësuar kompetencat e SPAK dhe BKH.

Por si e ka mbrojtur opozita projektligjin e saj? Ajo që vihet re është mungesa e zërave më kompetentë të specialitetit juridik në zbërthimin e projektligjit. Deri tani janë parë të flasin për të, por më shumë politikisht se sa juridikisht, emra si Ervin Salianji, Jorida Tabaku apo Gent Strazimiri. Asnjë prej tyre nuk ka qenë në fronti e parë të betejave me theks juridik me pushtetin. Ka qenë një fushë që është mbuluar prej emrave si Oerd Bylykbashi, Eduart Halimi, Enkelejd Alibeaj apo Arben Ristani. Ky i fundit prej kohësh nuk e ka potencën e dikurshme në ligjërimin opozitar, e vënë re kjo dhe në sesionin e kaluar parlamentar. Ndërkohë, në hije ka mbetur dhe Eduart Halimi, gati i “harruar”. Ndërsa Bylykbashi vetëm sot u pa pas krahëve të Bashës në Durrës, por që ka një mungesë të theksuar të protagonizmit publik në politikën e ditës. Nga ana tjetër, Alibeaj është shndërruar në denoncues rutinor krimi qeveritar, duke hummbur shumë nga statura e një juristi që udhëheq betejat politike të opozitës me pushtetin, kur është fjala për profilin e tij.

Është një pikë e dobët e opozitës kjo, kur lë jashtë mbrojtjes së projektligjit të vettingut, emrat e saj më potentë në çështje juridike. Vetë Basha, i ardhur nga kjo fushë, nuk ka mundur t’i bëjë një zbërthim e mbrojtje juridike vettingut të shpallur prej tij. Dhe jo vetëm për këtë arsye, betejën mund ta humbë dhe nga ftohtësia e faktorit ndërkombëtar. Fjala e Lu-së në Real Story, pritet të jenë përcaktuese në fatin e vettingut demokrat. /tesheshi.com/

Related posts