Vettel synon fitoren e tretë radhazi, i pari në provat zyrtare në garën e Kinës

Ferrari vijon ta dominojë sezonin e ri të Formulës 1, si në provat zyrtare, ashtu dhe në garat e një dite më pas.

Në garën e tretë sezonale, në Çmimin e Madh të Kinës, Sebastian Vettel është përsëri piloti që synon fitoren, siç ka bërë në Australi dhe në Bahrejn.

Gjermani ia doli në metrat e fundit të marrë kryesimin në provat zyrtare të këtij mëngjesi, për ta zbritur Raikkonen-in në vend të dytë.

Finlandezi u duk se ishte shumë pranë fitimit të pole position-it, por nuk qe aq i shpejtë sa duhej në xhiron e fundit, dhe kështu që nesër do të jetë në nisje pas shokut të skuadrës.

Dy pilotët e Mercedes-it nuk qenë për asnjë moment në nivelin për të marrë vendin e parë. Bottas do të niset nesër nga vendi i tretë, dhe Hamilton nga i katërti.

Pas kësaj katërshje natyrshëm vijnë dy pilotët e Red Bull-it. Verstappen i rendit i pesti në provat zyrtare, para Ricciardo-s.

Çmimi i Madh i Kinës është gara e tretë e këtij sezoni. Vettel e kryeson kampionatin e Formulës 1 me 50 pikë. /tesheshi.com/    

Related posts