Auto Dak
Auto Dak

Vetmia: Meta e ndan me një hebre ide-propozimin “tre zgjedhje në një ditë”

Presidenti Meta ka mundur ta ndajë me një hebre ide-propozimin e tij mbi “tre palë zgjedhje në një ditë”, në mungesë të reagimi qoftë dhe kundër të ndonjë zëri ndërkombëtar, duke mbetur kështu në nivelin e një injorimi total.

“Pata sot një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.David Harris.

E njoha me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin, si dhe me propozimin tim për zgjidhjen e saj, nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli”, informon Meta.

Kreu i shtetit thotë më tej se “i vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithë ne”.

Ndërkohë, sa i përket planit të brendshëm, jo vetëm mazhoranca që nuk e marrë në konsideratë propozimin e tij por as opozita PD-LSI, për të cilën aludohet se “fshihet” pas saj në gjithë projektin e një rruge ekstreme, që nga djegia e mandateve e deri te bojkoti i zgjedhjeve, nuk është shprehur pro “tre palë zjedhjeve në një ditë”. PD vijon të qëndrojë në kuazën se zgjedhje me Ramën në krye të qeverisë nuk do ketë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts