Auto Dak
Auto Dak

Vetëvendosje huazon fjalorin e PD-së: Haradinaj mbushi kabinetin me kriminelë, të gëzuar që iku

Në një konferencë për shtyp lidhur me dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kryeministrit, kreu i vetëvendosjes Albin Kurti kërkoi që presidenti Thaçi të shpallë menjeherë zgjedhjet e parakohshme.

Thaçi duhet të në thërras për datë zgjedhje. Mos ta zvarris procesin. Kosova nuk ka qeveri. Kosova duhet të zgjedh. Ne si Vetëvendosje po i përgatisim strukturat për zgjedhje. Kosova ka nevojë për shpresë dhe për qeveri të re për të sjellë prokurori të ndershme, barazi e mirëqenie”, deklaroi Kurti.

Nga ana tjetër, Zv/kryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi, i ka vënë një notë pakauluese qeverisjes së Haradinajt.

“Ishte një qeveri korruptuar. Jemi të gëzuar që ra qeveria. Qeveria që tregoi inovacion vetëm për të shpikur poste për të rehatuar të afërmit. E mbushën kabinetin me kriminelë. Prishën arsimin. Qeveri që dëmtoi imazhin e vendit. Pamundësoi anëtarësimin në organizata. Dje u vetërrëzua një qeveri për t’u fshehur pas një fletëthirrje”, tha nr. 2 i VV-së. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts