728 x 90 Leaderboard

Vetëvendosje e përçarë edhe Kuvend, e dëshmon takimi me presidentin slloven

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është ndarë përfundimisht, por nëse shihen aktivitetet e kësaj partie, prej kur Albin Kurti është rikthyer si kryevetëvendosës, tregon se të dorëhequrit nga pozitat e larta më nuk kanë vend në këtë parti.

Kjo është parë edhe në takimin që sot partia e parë opozitare zhvilloi me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Në këtë takim prezent nuk ishte asnjë nga të larguarit, edhe pse ende figurojnë si deputetë të VV-së, kurse krahë Kurtit ishin deputetët Fatmire Kollçaku, Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci.

Sipas njoftimit nga Vetëvendosje, në këtë takim është biseduar për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, për të arriturat në vigjile të 10-vjetori të shpalljes së pavarësisë, si dhe fushat në të cilat ka nevojë të koncentrojë përpjekjet për zhvillim. /tesheshi.com/

 

Related posts