Vetërritja e pagave të qeverisë, Vetëvendosje paralajmëron kallëzim penal

Vetëvendosje ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të bëjë kallëzim penal ndaj qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese për vendimin për pagat e qeveritarëve.

Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se vendimi i Kushtetueses në favor të qeverisë është skandaloz.

“Gjykata Kushtetuese në këtë vendim ka krijuar një precedan tepër të rrezikshëm sepse me vendime të tilla secila Qeveri që vjen mund të ja rrisë pagën vetës. Ne kemi nisur të shkruajmë kallëzimin penal për kryeministrin dhe ministrat që kanë marrë pjesë në votim përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo.

Ja pagat e kryeministrave të rajonit

Avni Zogiani krahasoi pagat e kryeministërve të vendëve të rajonit karshi pagës mesatare të këtyre vendeve përkatëse që tregon se qeveria e Kosovës, përkundër që ka varfëri e pabarazi të madhe sociale i ka pagat më të larta në rajon./

“Sipas sifrave të vitit 2017, paga mesatare në Mal të Zi është 509 euro, ndërkaq Kryeministri i këtij shteti paguhet 1130 euro. Në Bosnjë paga mesatare është 439 euro, kurse ajo e Kryeministrit 1700 euro, duke vijuar tutje me Maqedoninë ku mesatarja është 372 euro dhe ajo e Kryeministrit 1300 euro, në Serbia 407 euro mesatarja dhe 1000 euro e Kryeministrit, në Shqipëria 347 euro krahasuar me atë të Kryeministrit që merr 1700 euro. Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës ka pagën 2950 euro përkundër pagës mesatare që është 405 euro (sipas disa të dhënave edhe më e ulët)”, tha Zogiani.

Ai më tej tha se autoriteti që merr vendime lidhur me pagat është Kuvendi përmes ligjit për buxhetin dhe ligjit për pagat.

“Por jo vetëm kaq, vendimi për rritje të pagave është edhe shkelje e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për shkak se kjo rritje nuk është paraparë me buxhetin për vitin 2018. Ligji i Buxhetit 2018 ka paraparë vetëm rritjen e pagave 4% për të gjithë punësuarit që paguhen nga buxheti i shtetit. Në bazë të përllogaritjeve të ekspertëve tanë, ky vendim ka implikime buxhetore prej 6 deri në 7 milionë euro që do të thotë se një pjesë e parave do të merren nga kategoritë e tjera buxhetore, mirëpo ky vendim nuk do të mund të merret pa vendim nga Kuvendi. Do ia marrin ndonjë kopshti, shkolle, buxhetit per shendetësinë specifkisht për barnat apo kategorive sociale”, tha Zogani. \tesheshi.com\

Related posts