728 x 90 Leaderboard

Veteranët falls të Kosovës: ç’duhet bërë me fabrikuesit e tyre në shtet?

Nga Blendi Gashi

Ish-prokurori Elez Blakaj i cili dha dorëheqje ditë më parë, në aktakuzën prej 64 faqesh që ka ngritur ndaj fryrjes së listat e veteranëve, ka vënë në rreth 12 persona. Në mesin e tyre janë edhe zyrtarë të lartë të shtetit; ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha; zv.ministri i FSK-së, Agim Çeku, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj; nënkryetari i Skënderajt, Nuredin Lushtaku.

Këta, edhe pse kanë abuzuar duke iu dhënë status veterani hiç më pak se rreth 19 mijë personave, me kosto 3 milionë e 325 mijë euro në muaj, vazhdojnë të mbajnë pozitat shtetërore.

Po tani ç’duhet bërë me ta?

Njohës të fushës së drejtësisë thonë se pas ngritjes së aktakuzës, personat në fjalë do të duhej të dorëhiqeshin nga pozitat shtetërore në mënyrë që të mos shihen si pengesë që drejtësia ta thotë fjalën e saj.

Hasan Preteni, ish-drejtor i Agjencisë anti-korrupsion thotë se rasti i largimit të prokurorit special nga vendi është më i ndjeshmi në historikun e palavdishëm të gjyqësorit kosovar.

Sa i përkeq dorëheqjeve, Preteni thotë se ky nocion nuk ekziston në Kosovë, pasi plot të akuzuar vazhdojnë të jenë pjesë e institucioneve.

Sipas tij, dorëheqje duhet të japin krerët e institucioneve të drejtësisë.

Dorëheqje duhet të japin kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Speciales, dhe kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Vetvetiu nuk do të dorëhiqen askush për jetë, kjo mund të ndodh vetëm nëse bëhet presion i madh publik”, thotë Preteni për tesheshi.com.

Riza Smaka, njohës i çështjeve të drejtësisë, thotë se për “rastin e veteranëve” duhet të ndërmerren masat ndaj të gjithë personave të akuzuar të mundshëm, por ama vetëm pasi të përfundojnë hetimet. Megjithatë,

Megjithatë do të ishte mirë personat e emëruar në pozita shtetërore që përfliten për këtë rast, të dorëhiqeshin, në mënyrë të mos ketë pengesa eventuale derisa të vërtetohet gjendja e fakteve”, thotë Smaka për tesheshi.com.

Profesori i Fakultetit Juridik, Vigan Qorolli thotë se kjo aktakuzë s’do mend, do t’i prekë krerët më të lartë komandues të UÇK-së.

Sipas tij nënshkrimi i personave që akuzohe për “veteranët fallc” është treguesi përfundimtar që shoqëria jonë udhëhiqet nga mjeranë, të cilët përveç pushtetit e parasë, nuk e njohin as Zotin, as kombin, as dinjitetin.

Ai thotë se personat që mbajnë poste të larta dhe dyshohet se kanë abuzuar me vlerat e UÇK-së duhet të largohen nga institucionet.

Shkarkim të menjëhershëm për abuzuesit e vlerës më sublime të kombit shqiptar të Kosovës  dhe përbuzje e përjetshme për rrenacaket luftëtar. Kjo shoqëri nuk do t’ua fal këtë mega-mashtrim!”, thotë Qorolli për tesheshi.com.

I pyetur se a pret që ndonjë prej tyre dorëhiqen, Qorrolo nuk e beson këtë gjë.

Do duhej t’i hapnin rrugë hetimeve pas konfirmimit të aktakuzës. Megjithatë vështirë se dorëhiqen”, shprehet Qorrolli.

Kujtojmë se muaj më parë. për keqpërdorime të ndryshme u ngritën aktakuza edhe ndaj ministrave; por ata nuk lëvizën vendit dhe njëjtë pritet të veprojnë edhe zyrtarët që abuzuan me emrin e UÇK-së. /tesheshi.com/

 

 

Related posts