728 x 90 Leaderboard

Vetëdija e rrallë e një të riu nga Bulqiza: unë, një mjek që dua t’i shërbej vendit tim

Top Channel ka zbuluar të riun shqiptar me ndërgjegje të rrallë: punon vullnetarisht si infermier, nuk e ka mendjen për Gjermani dhe premton se nëse bëhet mjek do u shërbejë njerëzve në zonat më të thella, këtu, në Shqipëri. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Selman Daka nga Bulqiza, gjimnazist, që pasioni për bluzën e bardhë e bën të punojë vulnetarisht si infermier, në prirje të studimeve për mjekësi.

“Unë ndjek arsimin profesional në drejtimin shërbim social-shëndetësor. Është viti i dytë që punojë si vullnetar. Ëndrra ime është që të ndjek studimet në Turqi për mjekësi, dhe shpresoj t’ja dalim mbanë që të jap një kontribut në fushën e mjekësisë në zonën time të Dibrës”, ka thënë djaloshi 19-vjeçar në një intervistë për TCH.

Ai beafason më pas kur thotë se “të gjitha shpresat e pacientëve mbeten tek bluzat e bardha, pothuajse, shpëtimin e jetëve. Nëqoftëse nesër do të bëhem një mjek, kontributin tim do ta jap në zonat më të thella, atje ku ka nevojë shpëtimi i jetëve”.

“…sepse nëse largohemi ne kush do t’i shërbej këtij vendi? Kush do t’i shërbej komunitetit ku jetojmë? Ne jemi shpresa. Jemi e ardhmja e këtij vendi, që duhet thënë, kontribut pa masë atdheut”, shton më tej i riu nga Bulqiza. /tesheshi.com/

 

Related posts