Auto Dak
Auto Dak

Vërtetohet paragjykimi i Messit: Brazili trumfon në Cop America (golat)

Për Perunë modeste ka mjaftuar shkuarja deri në një finale, siç ka qenë ajo përballë Brazilit të madh në Copa America, pasi mundi në gysëmfinale Kilin.

Më tej, nuk ka mundur të ofrojë ndonjë suprizë, përjashto një gol në portën braziliane.

E nga ana tjetër me tre gola, Seleçao arriti të shpallet kampion i Amerikës së Jugut, një triumfi i “bërë pis” nga akuzat e Leo Messit ndaj arbitrave, apo dhe ndaj krerëve të futbollit amerikanojugor për favorizim apo paracaktim të Brazilit si kampion.

Everton, Gabriel Jesus dhe Richarlison, ishin shënuesit për Brazilin. Ndërsa për Perunë  shënoi Jose Paolo Guerrero.

Brazili e fiton kështu për të 9-ën herë Copa Amerika. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts