Vërtet ka triumfuar shqipja në Maqedoni? Zeka i Besës mendon ndryshe…

Rimiratimi i shqipes në Maqedoni jo të gjithë shqiptarët e atjeshëm i ka bërë euforikë.

Zeqirija Ibrahimi nga BESA – i njohur ndryshe si Zeka i Besës – shfaqet i ftohtë në një mini-analizë të tij në FB, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka shumë vend për gëzim nacional.

Edhe pse e vlerëson në fund miratimin si akt avancues, ai shfaqet skeptik nga ky ligj.

“Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve:
– Ahmeti do të shtyhet ta mbajë namin se ai e bëri shqipen zyrtare;
– Talati do ta shpallë veten Skënderbe se edhe fizikisht e mbrojti shqipen;
– Gruevski do të thotë se ai e bëri luftën edhe me gjoks që mos të bëhej ai ligj;
– Ivanovi do të thotë se ai e pengoi sa pati takat dhe nuk e nënshkroi ligjin;
– Edi Rama do të thotë se ai e bëri shqipen zyrtare në Maqedoni;
– Zaevi do të thotë se pa të nuk bëhej ligji.

Ndërkaq, humbësit e vetëm dhe të vërtetë janë shqiptarët në Maqedoni, sepse e vërteta është se ky ligj:
– E avancon fare pak përdorimin e shqipes në Maqedoni;
– Nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe;
– Krijon vështirësi që zyrtarizimi i gjuhës shqipe të ngrihet përsëri si çështje;
– E lë shqipen në Maqedoni në pozitë më të dobët edhe se serbishtja në Kosovë, edhe pse në Maqedoni jetojnë së paku 25% shqiptarë (në Kosovë jetojnë 5 % serbë).

Sidoqoftë, urime avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni!”, shkruan një ndër figurat kryesore të Lëvizjes BESA. /tesheshi.com/

 

Related posts