Verdikti për “Toyota”-n: Balla fiton ndaj Bashës, irritim në PD

Gjykata e Tiranës dënoi për shpifje kreun demokrat Basha, lidhur me një akuzë të këtij të fundit ndaj kryedeputetit socialist Taulant Balla. Fjala është për mijra euro të zbuluara në një Toyota Yaris këtu e muaj më parë, ku Basha ia faturoi Ballës, e ky i fundit më pas vendosi ta padisë për shpifje.

Pas vendimit, Balla komentoi dhe 21 Janarin.      

“Sot është data 21 janar dhe le të jetë ky një ogur i mirë për ndëshkimin përfundimtar edhe përsa i përket akuzave qoftë ndaj tij apo Berishës për krimin shtetëror të tetë viteve më parë në bulevardin e Kombit. Ne politikanët duhet të kuptojmë se përpara se të jemi politikanë jemi qytetarë dhe duhet të trajtohemi njëlloj. Ky është një vendim historik për të cilin ne politikanët duhet të reflektojnë gjatë, i pari është Basha që duhet të reflektojë. Sot është shpallur fajtor. Do i kërkoja Bashës që të heqin dorë nga kjo politikë bajate”, tha Balla

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Bashës dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, u shfaq i irrituar me vendimin

“Nën presionin e Vettingut, Gjykata dha një vendim që bën të qeshë këdo. Gjykata tentoi në kundërshtim flagrant t’i tregonte personit të akuzuar se kush ishin burimet e informacionit që informonin opozitën për veprimtari kriminale të kësaj qeverie. Ne nuk jemi dakord me vendimin e Gjykatës, do ta ankimojmë”, tha Bardhi.

Sipas vendimit, Basha duhet të paguajë 500 mijë lekë zhdëmtim për shpifje. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts