Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

VERDIKTI/ Orë të vështira për Albin Kurtin, Kushtetuesja e Kosovës pro Thaçit: Jo zgjedhjeve të reja, Hoti kryeministër!

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i dha të drejtë dekretit të presidentit Thaçi për mandatimin e Abdullah Hotit si kryeministër të ri pas rrëzimit të Albin Kurtit me mocion mobesimi, duke gjykuar njëherësh se zgjedhjet e parakohshme, sipas pretendimit të Kurtit, nuk janë të nevijshme në këtë rast.

“Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore”, thuhet në vendimin e GJK.

Pas këtij zhvillimi, Kurti duhet t’i lërë vendin Abdullah Hotit, gjë të cilën e kërkon dhe Uashingtoni.

 “Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u tha në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Kujtojmë që më herët, më 19 maj,  Gjykata Kushtetuese tha se diskursi publik kërcënues i përdorur nga presidenti dhe kryeministri në detyrë ka për qëllim ndikimin apo paragjykimin e vendimmarrjes për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e qeverisë së re.

“Gjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politikë dhe institucionalë për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore”, u tha në reagimin e Gjykatës Kushtetuese. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com