Auto Dak
Auto Dak

VERDIKTI/ Kolegji Zgjedhor rrëzon Metën: zgjedhjet më 30 qershor

Kolegji Zgjedhor, ndryshe Kushtetuesja e zgjedhjeve, e ka rrëzuar aktin ç’dekretues të presidentit Meta për 30 qershorin, duke njohur pikërisht këtë ditë si datën legjitime të zgjedhjeve lokale.

Vendimi erdhi pas verdiktit të dhënë pas një ankimimi të Partisë së Unitetit Kombëtar, me kryetar avokatin Idajet Beqiri.

Ky i fundit kërkoi tërheqjen e partisë së tij nga KQZ, derisa të sqëarohej përplasja institucionale pas aktit presidencial, duke e ankimuar çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

“Është një vendim i formës së prerë ne të drejtë ankimimi nuk kemi më. Jemi të detyruar ta zbatojmë këtë ligj. Do të thotë që më 30 qershor ka zgjedhje. Duke respektuar këtë vendim të Kolegjit, do t’i nënshtrohemi të gjithë rregullave për të vijuar garimin për kaq ditë sa na kanë mbetur”, tha Beqiri pas dhënies së vendimit.

 Para këtij zhvillimi me natyrë ligjore, presidenti e pas tij dhe PD këmbëngulnin se i takon Gjykatës Kushtetuese (që mungon), ta shqyrtojë aktin anullues të zgjedhjeve.

Por dy vite më parë u vendos një precedent, pikërisht nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo ndodhi në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, kohë kur partia Forca Rinia ankmoi shtyrjen e zgjedhjeve, e Gjykata Kushtetuese deklaroi se i takonte Kolegjit Zgjedhor që të trajtonte vendimarrjen presidenciale për zgjedhjet.

Vendimi i Kolegjit për rastin e 30 qershorit, ishte 5-0. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts