Ventura fajëson arbitrin për humbjen me Suedinë, në Itali kërkojnë “kokën e tij”

Në Itali të gjithë e kanë me trajnerin Ventura. Opinioni i ndjeshëm sportiv e pranon se Italia ndaj Suedisë luajti shëmtuar, e pranon edhe humbjen, pavarësisht si erdhi, por askush nuk e kapërdin dot faktin, se trajneri i axurrëve, fajëson arbitrin Cakir si shkak për disfatën.

Thuajse çdo media e ka kryqëzuar trajnerin Ventura, për deklaratën e tij, duke “e porositur” atë që nëse të hënën nuk gjen zgjidhje teknike dhe nëse nuk shohin 11 luanë në fushë, ai të “gjejë vend e të futet”.

Mbrëmjen e së premtes, Italia humbi 1-0 ndaj Suedisë, me skandinavët që nuk është se shkëlqyen, por të paktën dhanë çfarë kishin brenda limiteve, për të dalë me fitore nga ndeshja.

Ndërsa italianët, përveç disa rasteve sporadike, nuk zhvilluan një lojë, prej së cilës të prodhohej rezultat tjetër. Ndaj të gjithë janë “tërbuar” me paraqitjen e 4 herë Kampionëve të Botës, e kanë lëshuar ultimatumin ndaj trajnerit Ventura, për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet ditën e hënë në Milano: Ose ndrysho skuadrën, ose zhduku! /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts